Poezi “Kurrë nuk do të jesh e imja…” nga Vaid Hyzoti
Kurrë nuk do të jesh e imja, ndonëse duhemi aq shumë,
Kurrë nuk do të prek e të frymoj poreve të lëkurës tënde të
brishtë,
Kurrë s’do t’i pi sytë e tu të thellë,
Kurrë nuk do të të thith gjoksin tënd të fildishtë!
Kurrë s’do të mbytem në humnerën ku shuhet çdo burrë,
Kurrë nuk do krenohem për rënkimin e orgazmave,
Kurrë nuk do të fryjë flokëve kur të fshihem në gushë,
Kurrë nuk do çmendem e të them në vesh fjalët e të marrëve.
Nuk do gëzojmë bashkë, se unë nuk jam i plotë,
Nga vetja dhashë gjithçka dhe mbeta me gjysmë zemre.
Dhe ti më je aq larg në vite e në vende
Më ktheve gati krejt një pako mungese.
Më bëre të besoj se vetëm shpirti duhet,
Veç ende nuk e di në shpirt unë kam akoma…
Prej ëndrre të krijova, prej shijesh e ndjesish,
Gëzo, se kurrë s’do shihemi. Nuk dashuron kufoma…
ObserverKult
==================
Lexo edhe: