Poezi nga Valdete Antoni
Kur ajo vdiq
burrat që e deshën
nuk ishin në përcjellje;
U panë vetëm gratë e tyre
buzëpafshira.
Dyzetë ditë më pas, në mesnatë
të martuarve
diçka e ftohtë, diçka e bardhë
u hyri nga dritarja në shtrat
dhe perdet u mekën si fustane nusesh.
Nëntë muaj, asnjë ditë më pas
Zoti u fali atyre nga një vajzë
Me buzët dhe sytë e të vdekurës.
*Titulli i origjinalit: Për të bukurën pa shtrat
ObserverKult
Lexo edhe:
MAHMUD DERVISH: NËSE DO VDISJE SONTE, Ç’DO TË BËJE ME KOHËN E MBETUR?
Nëse do më thuhej: ti do të vdesësh këtu, në mbrëmje.
Atëherë, ç’ke ndërmend të bësh në kohën e mbetur?
-Do këqyrja orën e dorës
Do rrufisja një gotë lëng
Dhe do kafshoja një mollë.
Do reflektoja gjatë mbi një milingonë që ka gjetur ushqimin e saj.
Pastaj, prapë, do këqyrja orën e dorës:
Ka ende kohë për të rruar mjekrën
Dhe do të zhytesha në vaskë, i obsesuar:
“Lypset patjetër një kërpitje e të shkruarit
andaj, veshja le të jetë blu.”
Ulem deri në mesditë i gjallë në studion time
Nuk po ndesh ndikimin e ngjyrës në fjalë,
Bardhësi, bardhësi, bardhësi…
Gatis drekën time të fundit
E derdh verën në dy gota: një për mua
Dhe një për atë, që do të vijë, pa orar.
Pastaj marr një dremitje mes dy ëndrrash
Porse, zëri i gërhitjes sime do më zgjojë.
Pastaj ia hedh sytë orës së dorës:
Ende ka kohë për të lexuar.
kështu, lexoj një kre nga Dante-ja
Dhe vë re, se si fluturon jeta ime, nga unë,
te të tjerët, pa pyetur dot se kush do ta plotësojë mungesën e saj.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU