Poezi nga Valentina Saraçini
Këtë herë jam zgjuar në një botë
Ku armiqësitë fitojnë kuptimësi
Ndërsa dashuria mbarset
Përtej tërbimit të detit
Dhe mbetet e harruar
Murin që kam përballë
Mes meje dhe vetes
Ka të çara
Nga fjalët e thëna që nuk mbajnë më
Si ta quaj këtë Vetmi që shikon
Nga maja e kështjellës
Të ngritur prej heshtjes
Si ta hedh dhembjen rrugëve pa emër
Të fshihet mes gjurmëve të atyre që më njohën
Dhe më tretën
Këtë herë më mban zgjuar
Ky qytet i fjetur që nuk mund të ikë nga unë
As nga dhembja që fle me mua
Sot është një ditë që grindet
Me kalendarin e stinës ë humbur
*Titulli i origjinalit: “Muri s’ban më”
*Shkëputur nga libri me poezi “Dëfrim heshtnaje” i Valentina Saraçinit
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇKA DUHET TË BËJMË QË JETOJMË TË LUMTUR? JA ÇKA THOTË SENEKA
Seneka (Lucius Annaeus Seneka), i quajtur zakonisht Seneka Filozofi, është një nga personalitetet më komplekse dhe më interesante të lashtësisë.
Jeta e tij ishte e jashtëzakonshme për nga ngjarjet dhe personazhet që e shoqëruan, për nga shtrirja dhe larmia e veprimtarisë mendore që ai zhvilloi, për nga armiqësia e dhunshme që e ndoqi gjatë gjithë jetës me një forcë të papërfytyrueshme.
Jeta e Senecas kaloi nëpër momente të ndryshme që e lejuan atë të reflektojë thellë mbi emocionet, ambicien, forcën shëruese të filozofisë dhe vdekjen, ndër tema të tjera. Në fakt, një pjesë e madhe e shkrimeve të tij zakonisht interpretohen duke marrë parasysh biografinë e tij. Ai studioi retorikë dhe filozofi në Romë dhe karriera e tij njihet si e suksesshme, disi dramatike dhe gjithashtu politike.
Seneka qe një mendimtar, që guxoi i pari të lidhte filozofinë me politikën, gjë kjo që përbën një nga ndihmesat e tij më të thella në mendimin modern…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU