Vallja devollite shpallet pasuri kombëtare

Pak ditë më parë pasuri kombëtare u shpall veshja e gruas mirditase, pastaj ‘Fyejt e Gramshit’ derisa një lajm tjetër po ashtu i mirë i kësaj natyre është bërë me dije së fundmi. Bëhet fjalë për vallen devollite të burrave e cila valle është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”.

Këtë e ka bërë me dije, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi.

“Pas shqyrtimit të propozimit të Shoqatës atdhetare kulturore “Devolli” dhe Bashkisë së Devollit, Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jomateriale vendosi që kjo valle burrash që interpretohet në zonën e Devollit dhe Korçës, që ngre peshë zemrat e shqiptarëve sa herë që kulmon nëpër festa e gëzime, të hyjë listën e kryevlerave kombëtare!”, thuhet në njoftimin e Margaritit.

ObserverKult


rexhep shahu
Rexhep Shahu

Lexo edhe:

REXHEP SHAHU: KA DITË QË NUK E GJEJ VETEN NË SYTË E TU…

Poezia “Statujë malli” nga Rexhep Shahu

Ka ditë që nuk e gjej veten në sytë e tu
kam mbetë si harabel i harruar në çati
nuk vishem nga e qeshura jote që më bënte të bukur
ka ditë që sytë e tu shohin asgjë dhe hutimi derdhet në ty
duart e tua janë ftohë, nuk rrëshqasin me dëshirë nëpër fytyrën time
që ka marrë ngjyrë ndryshku, ngjyrë vdekje
buzët e tua i harruan gishtërinjtë e mi
ka kohë që nuk t’i largoj nga syri flokët që të bien mbi fytyrë si dua unë
ka kohë që s’më dhuron puthje as vjedhim puthje në njëri – tjetrin
nuk i ngre sytë të derdhësh dritë në mua
të shoh me ngulm në fytyrë
kur nuk qesh shoh se plakesh me shpejtësi
rrudhat zgjaten si brazda në një tokë të braktisur nga shiu
dhe ngadalë merr format e statujës së vjetër
që sado e bukur je statujë, nuk qesh dot si e gjallë
nuk të qarkullon gjak në buzët e puthjes

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult