
Ik shpirt
leje këtë cop mishi
zdirgju nën manin plak
ëmbëlsohu sonte
e k’noj natës serenatat me za t’but
Shko shpirt, atje
tek pergamenet me plot vaje dashnie
rrotllohu n’at helm
e fryj fyellit të djajve
që ata t’vrasin shpresën e fundit për të
Flej shpirt këtë natë
dathun, lirshëm
nën gjethin e bosilekut
e mos çaj kren’
për rrëfimet e flokut dredhun
rrëfimet gënjeshtare
Hej shpirt
krejt në ag
mos harro mishin tim
kthehu e na rrëfe
Na i rrëfe mëkatet e natës.
ObserverKult
Lexo edhe:






