Vasko Popa: Jam shumë larg tani

Nuk jam më këtu
Nga vendi s’kam lëvizur
Por më këtu unë s’jam

I lini të hyjnë
I lini të kontrollojnë i lini t’këqyrin

Mulliri i ujit nën hijen e brinjëve
Bluan zbrazëtinë e lënë
Nga bishtat e cigareve t’ëndrrave të lira
Që në tavlla digjen
S’jam më këtu

Varka e lidhur përkundet
Mbi valët e kuqe
Një palë fjalë të pabëra
Varen në grykën e resë
pavarësisht origjinalit

Nuk jam më këtu

S’kam lëvizur prej vendit
Por jam shumë larg tani
E vështirë të më arrini.

*Titulli i origjinalit: “Largim”

ObserverKult


Lexo edhe:


VASKO POPA: DO T’PREHEM UDHËVE…