Veç për dashuni m’duj përgjithmonë…

Nga Elizabeth Barrett Browing

Nëse ka me t’u dasht me m’dashunue,
mos e ba për gjà tjetër veç për dashuni.

Kurr’ mos thuaj:
t’du për buzëqeshjen tande,
për shikimin,
për butësinë e të folunit,
mënyrën e t’mendumit krejt t’puthshëm me timin,
që ditës teme i jep qetësi.

Krejt këto një ditë kanë me shterru, e dashtun,
n’veti ose për ty, e kjo dashuni, kësi fati,
ka me dekë.

Dhe mos m’duj për mëshirën ndaj lotëve
që m’lajnë ftyrën.
Kanë m’u harru një ditë ata lot’
që kanë prek rahatinë tande.

Veç për dashuni m’duj përgjithmonë, n’amshim.

Përktheu: Visar K. Berisha

ObserverKult


Lexo edhe:

JEMI VERBUE SHPIRTNISHT, NA MUNGON DASHUNIA…

“Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma i mbrapambetun i Europës e konkurojmë edhe për botën. Pse?…

Mjerisht duket se tash shumë kohë ne nuk na punon logjika si tjerëve: i thurim lavde vedit për mbrapambetjen tonë, turpet i quejmë ‘virtyte të larta të kombit’.

Jemi verbue shpirtnisht pse na mungon mendja e kthjelltë e inteligjenca për me pa se ku jemi; na mungojnë vullneti e trimnia për me thanë të vërtetën …

Shka na mungon ne që mos të jemi si europjanët tjerë? Toka, jo; dielli e deti, jo. Na mungon mendja e mentaliteti e, mbi të gjitha dashunia…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU