Vetëm në ëndrra të arrijë…

gëzim vetëm në endrra pooezi observerkult

Vetëm në ëndrra, poezi nga James Sabines

Vetëm në ëndrra,
vetëm në botën tjetër të gjumit të arrijë,
në orë të caktuara, kur pas meje
dyert i mbyll.
Me çfarë përbuzje i kam parë ata që ëndrrojnë,
dhe ja tani jam rob i fatit të tyre,
nga e njëjta rrjetë mbërthyer!

Me çfarë kënaqësie të sëmurë të fus
në shtëpinë e braktisur, dhe të dashuroj njëmijë herë
në të njëjtën mënyrë të ndryshme!
Këto vende që ti dhe unë i njohim
përnatë na presin
si një shtrat i hershëm
dhe ka gjëra në terr që na buzëqeshin.

Më pëlqen të të them fjalët e përhershme
dhe duart e mia i adhurojnë flokët e tu
dhe të shtrëngoj, dalëngadalë, gjer në gjakun tim.
E vogël dhe e ëmbël, pas përqafimit tim shtrëngohesh,
dhe me dorën time në buzët e tua, të kërkoj e të kërkoj.
Ndonjëherë më kujtohet. Ndonjëherë
vetëm trupi i lodhur ma thotë.
Në agimin e vrazhdë po venitesh
dhe mes krahëve të mi mbetesh vetëm hije.

Përktheu: Bajram Karabolli

ObserverKult

———————–

JAIME SABINES: TI KE GJITHÇKA KËRKOJ

Lexo edhe:

SABINES: TË DASHUROJ, POR DUA TË JEM I LIRË BRENDA KËSAJ SKLLAVËRIE…

Unë nuk kam të dashur, sepse nuk më pëlqen të kem të dashur, nga përtesa, nga ngurrimi, nga mërzia. Jam shumë i dashuruar, por kjo nuk ka të bëjë me këtë. Ndoshta një nga këto ditë nuk do të të shkruaj më. Ose do të të shkruaj vetëm kur të kem dëshirë.

Nuk më pëlqejnë formalitetet, formulat e dashurisë. Nuk më pëlqejnë zotimet, betimet. Nëse ti do të më shkruash – sepse do të më shkruash – çdo tri ditë, jam i kënaqur. Nëse unë dua ta bëj përditë, aq më mirë.

Por gjithmonë të jetë gjë spontane dhe e natyrshme.
Dua të jem i lirë brenda kësaj skllavërie. Të dua, po, të dua: por ndërsa të dua, fjalët bëhen të panevojshme. Duhet ta dish se nuk është e domosdoshme të ta them.

Tekstin e plotë e gjeni KETU