(VIDEO) Dëgjojeni këngën “Monologu i një lypësi”/ Teksti dhe muzika: Leon Lekaj

Mbi kullën e lartë shënon ora dhjetë,
Gum’zhimë njerëzish vetëdijes me ngjitet
Ktë mbrëmje shket ajri si reja e shkretë
Piskamë e dhimbjes në terr më fashìtet

Mohojn’ të shkëlqejnë yjet nëpër natë
Shoh kohën mbi mua të bjer’ pa mëshirë
Dhe pikat e shiut që ranë nga lart
Përzihen me lotët në dorën e shtrirë.

[Refreni]
Kto hije nuk dinë të flasin
Veç kryet e kthejnë mënjanë
Tik-taku në orën e kullës
Me hapat e tyre më ngjan.

Do doja një hën’ plot dritë
Dhe yje që terrin largojnë
Le t’ duket dhe dora e shtrirë
Se zemra rri fshehur gjithmonë.

2
Kujtimi i të dashurës zgjuar më mban
Se ndjejnë më njerzit keqardhjen e vjetër
Sekondat që ecin më vjedhin dhe frymën
Por tingujt më flasin çdo çast për jetën

Të gjith’ mospërfilljen mbi mua e zbraz
Kjo bot’ që s’lëviz, nëpër shtigje mëshire
Dhe unë që i strukur asaj i bërtas
Me gjestin e trishtë të dorës së shtrirë.

[Refreni]
Kto hije nuk dinë të flasin
Veç kryet e kthejnë mënjanë
Tik-taku në orën e kullës
Me hapat e tyre më ngjan.

Do doja një hën’ plot dritë
Dhe yje që terrin largojnë
Le t’ duket dhe dora e shtrirë
Se zemra rri fshehur gjithmonë.

ObserverKult


Lexo edhe:

“BARBARËT”, POEZI NGA LEON LEKAJ