Stefan Marena kthehet për herë të dytë në Festival. Prezantimin e parë e pati në vitin 2009. Ka nisur të merret me muzikë që në moshë të vogë si pjesëmarrës në talent show si “Gjeniu i Vogël” dhe festivalet e këngës për fëmijë në Shqipëri, Kosovë dhe Malin e Zi. Ka konkurruar në “Top Fest” e Kënga Magjike, si edhe ka vijuar me konkurset e talenteve si “Star Academy” apo “The Voice of Albania”.
Ka provuar interpretimin në musicals si “Romeo & Juliette”, “Notredame de Paris”, “Les Miserable” së bashku me artistët Olta Boka, Mariza Ikonomi, Egzona Ademi, Alban Skënderaj, Miriam Cani.
Në vitin 2019 u shpall fitues i çmimit “Best New Artist” në ceremoninë gala të ndarjes së çmimeve “Golden People Awards” dhe “Luxury Global Awards” në 100 personazhet më të spikatur në botë, zhviluar në Baku, Azerbajxhan.
Ai prezentohet me këngën “Meteor”
Muzika: Gramoz Kozeli
Teksti: Klotilda Harka