Viktor Hygo: Dy vajzat e mia

Nesër që pa gdhirë, kur fusha të zbardhë Do nisem. E shikon, e di që më pret ti. Do shkoj nëpër pyll, do shkoj nëpër mal. Më tepër larg teje nuk mundem të rri.


Në vagullim të mbrëmjes që bie dalëngadalë,
Njëra posi një mjellmë dhe tjetra si lumbardhë,
Të bukura e gazmore të dyja, o mrekulli!
Shikoni, motra e madhe dhe e vogla përbri
Atje tek hyrja e kopshtit, sa bukur janë ulur!
Karafilat e bardhë sipër tyre përkulur,
Në një saksi mermeri, ku flladi i lëkund,
Sodisin këtë pamje që s’është parë gjëkund.
E fërgëllojnë në hije, e duken buzë saksisë,
Si flutura në erë, të ngrira prej mahnisë.


Përktheu: Sotir Caci