Visar Zhiti: Vazhdimisht tradhtohet njeriu

edhe ëndrrat lodhen poezi nga visar zhiti
Visar Zhiti



Vazhdimisht tradhtohet njeriu,
nuk e kam fjalën për ditën e tij që befas
bëhet mbrëmje,
as për mbrëmjen e flokëve të tij
që zbardhet e bëhet ditë e heshtur pleqërie.

Tradhtohet njeriu
Se kam fjalën që dhe varri i tij vdes dhe emri
Shndërrohet në barë të kalbur harrese.

Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.

Dhe kur gjysma ha gjysmën
S’bëhet më e tëra,
Më tha një plak që u plak burgjeve.

ObserverKult


Lexo edhe:

VISAR ZHITI RRËFEN DITËT E INTERNIMIT: SIGURIMSI QË DONTE TË MË REKRUTONTE, SI MË MBROJTI EDI RAMA

“Ndiej nevojën e një rrëfimi, si në kishë, i gjunjëzuar para ikonës… së tim biri. Ai nuk do të më përgjigjet, e ka të pamundur tani… ah! Dhe e di, radhën do ta kishin çështje të tjera… që më therin shpirtin, por nuk do të hapja dot gojë, më ka ngrirë. Atëherë ky rrëfim do të jetë arsye për të folur, ndërkaq plotësoj edhe njërën nga porositë. Poeti sipas Atjonit. Mbase këtu duhet të mbetem”.

Atjoni, ajo flakëz gëzimi e fikur para kohe do të mbetet përjetë i ndezur në shpirtin e prindërve, e të atit Visar Zhitit, që Zoti i ka dhënë të vetmin ngushëllim, të shkruarit. Janë qindra përse që ia tha dhe nuk ia tha dot të birit e që, në njëfarë mënyre, sot duhet t’i thotë. “Si na erdhi ai, i ndaluari…” është libri i radhës i Visar Zhitit, botuar nga shtëpia botuese “OMSCA 1”.

Një libër në formën e një rrëfimi, ku ndërthuren kujtime nga e shkuara, nga ato vite ferri dhe e tashmja. “Shkas dhe protagonistë janë poeti rus Evgeni Jevtushenko bashkë me një student shqiptar me emrin Atjon, biri i autorit.

Nëpërmjet kësaj trinie përmblidhen këtu një sprovë e thukët, shoqëruar me brilante nga krijimtaria e Jevtushenkos, si dhe një përshkrim udhëtimi në vendin e tij me frymëzime nga andej, të përziera si rrallëherë në një libër. Ky takim dritëhijesh, që vazhdojnë dhe në të përtejmen, përbën një përsiatje për të kuptuar më mirë veten si një e vërtetë dramatikisht e bukur”, njofton botuesi për librin e ri të Zhitit….

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU