“Vitet më të bukura”, këngë që nuk harrohet nga dueti Redon Makashi & Mira Konçi (teksti dhe kënga)

Redon Makashi dhe Mira Konçi na sollën disa nga duetet më të njohura në muzikën shqipe. Secila këngë e sjellë nga kjo dyshe ishte shndërruar në hit dhe si të tilla edhe sot e kësaj dite dëgjohen me ëndje.

E një nga këto krijime është edhe “Vitet më të bukura”, muzikën e së cilës e ka bërë vet Redon Makashi, kurse teksti ishte shkruar nga Bledar Sejko.

ObserverKult ua sjell në vazhdim këngën dhe tekstin:

Dua që sa herë unë të mendoj
vitet e shkollës unë të kujtoj
dhe atëherë do të them me sinqeritet
se janë vitet më të bukura në jetë.

Do të kalojnë vitet
por ne s’do t’harrojmë
vitet e shkollës
dhe pse të tjera do të shkojnë

Do të kemi pranë
të tjerë miq edhe shokë
por shokët e shkollës
s’do t’i harrojmë

Për jetën e bukur shkollore
Do të kemi gjithmonë emocione
Mos i harroni këto kujtime
Që mban, jeta jonë…

Dua që sa herë unë të mendoj
vitet e shkollës unë të kujtoj
dhe atëherë do të them me sinqeritet
se janë vitet më të bukura në jetë.

Do të kalojnë vitet
por ne s’do t’harrojmë
vitet e shkollës
dhe pse të tjera do të shkojnë.

ObserverKult

———————————————————————–

LEXO EDHE:

REDON MAKASHI: ATË E DUA PRANË… (TEKSTI DHE KËNGA)

Më trishtoka sot kjo kohë
shiu sapo ka filluar
e s’po mundem t’i ndaloj
lotët bashkë me shiun bien.
I kam, i kam
i kam të shenjta lotët
i kam, i kam
i kam të shenjtë e dhimbjen ia ndjej.

I pëlqenim aventurat
rrinim bashkë orëve të vona
dhe në shtrat vetën e gjenim
nga mesnata krejt të lodhur.

Ku jam, ku jam,
ku jam pa ty unë sonte
pa trupin tënd,
pa frymën tënde
e kam të vetmen, e kam të vetmen shpresë
e më ndihmon, sa herë që ndjehem keq
e ndaj nuk dua e dashur të të humbas
në jetën time gjithmonë e dua pranë.

Atë e dua pranë
atë e dua pranë
e kam të vetmen, e kam të vetmen të shenjtë
e më ndihmon, sa herë që ndjehem keq
e ndaj nuk dua e dashur të të humbas.
në jetën time gjithmonë e dua pranë.

———————————————————————-

LEXO EDHE:

REDON MAKASHI: DO JETOJ DHE UNË PA TY (TEKSTI DHE KËNGA)

Sa herë çdo natë kur jam vetëm,
të ndjej por ti më mungon.
Ndoshta për mua nuk kthehet më prapë,
asnjë ndjenjë si kjo…

TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU