Vjollcë Berisha: Ftohtë për ëndrra miturake

Në majë të gishtave
shkelëm shkretëtirën që kemi brenda,
mbyllë gojën për të mos thirrë nga gëzimi

Këtu më parë s’ka çapitur kurrkush
as thembrat s’i shtrijmë rërës së vjetër

Bën vonë për gëzime të mëdha,
bën ftohtë për ëndrra miturake

Me hukamë, midis pëllëmbëve,
i ngroh do ditë
t’i mbaj edhe pak.

ObserverKult


Lexo edhe:

Vjollcë Berisha: Të kurohesh nga heshtja