“Vorbull”, poezi nga Yllka Maqedonci

A është ky i njëjti det blu?
Aty ku janë mbytur dykëmbëshit,
vetëvrarë.
Aty ku dy të dashuruar preken mbushur me puçrriza.
A është ky i njëjti ujë që lanë të palarat?
A është ky i njëjti det i kripur që përzihet
me lotët, me djersën, me vetminë?
A është ky i njëjti breg ku fëmijët
ndërtojnë kështjella prej rëre?
A është i njëjti breg që shpërfaq kufomat?
A janë këto valë, dallgë a dalldi?
A është fundi i oqeanit streha e djallit?
A mëkatoj nëse ëndërroj që fundosem thellë në të?

ObserverKult


Lexo edhe:

“PARALOJA”, POEZI NGA YLLKA MAQEDONCI