
Më t’vërteta duhet t’jenë dialogjet e pluhujve
Që s’kanë si të quhen me ca emërtime, pak të besueshme
Joshëse s’mund të thuhet, jo ashtu, jo si ne dikur
Shpirtprishur dhe pa një fuqi, skllavëri harrimtare e lutjes
Se të jenë, siç ishim, në dashurueshmëri të flijuar
Parajsshëm thonjtë vetës…në pellg-yjësi…
Zbehet, fiket, zhduket…e imja kuqërremtësi…
Në përjetime që, ah Zot, pendimi në zemrën tënde
I frikshëm si qetësi, imazh pa formë
Shkëlqen pa mua, pastërti
Duhet të thuhet, siç ishim, e shtrëngoj e mbroj
Ëndërrkujtimin në zingjirë rëre
Që si ndihmë e pathirrur, m’zhduket
T’jenë ashtu, në dashurueshmëri pendimi
Sa kaltërsi kanë për të zbehur
Të pambajtshme mend, dialogjet si ne
Të flijuar në zemrën që e ke pasur, quhen pellgje
Quhet yjësi, pluhujt shpirtprishur parajsshëm
Varrosen në dritë
Atyre dhe vetës i ngul thonjtë, të gjithë të duam ty
E përçmoj gjuhën që këtë ndryshim
Nga ashtu, në kështu, ta fali
Pa ëndrra e kujtime, në shtrat kuptimesh të fiksuara
Ulesh mbi zingjirë, e zhveshë gjithë kaltërsinë, për ca fotografi
E pambajtshme mend skllavëri, s’më lutesh më
Të paktën për një fuqi, e imja u bë pluhur, e jotja mëndafsh i zi
Të jenë buzëdritë, në ty që s’më je dukur pastërti e paushqyer
Lëvizëse nëpër vërtetësi fjalësh, më s’mund të di
Ç’është siç duhet, për të qenë e mjaftueshme
Kështu-ja jote pa dashurueshmëri
Rërë e kuqe pa frikën e qetësisë
E dikur lëkuren parfumosje me mungesën e gjuhës
Ashtu-ja ime pa dialogje, veç kuqrremtësi puthjesh, natë
S’ruhet përgjithmonë ky ëndërrkujtim, pozë në harrim…
I përjetshëm…i joni përjetim…sa i tepërt, sa ekzagjërim
Se përpjekja për të folur, me ty, s’është veç e paktë,
Kur terret tona përplaseshin, ishte pluhur, ishte varrezë
N’këtë pellg gjaku, pa tënden yjësi, siç jam, e dikur s’ishim
Të flas për turpin tim, për sytë qe më mbuloje me dorë
Me të cilët më s’ëndërroj, vetëm të shoh dhe të kujtoj
Ashtu siç thuajse do të ishim, një pellg-yjësi, bashkëvetmi
As gjaku s’njeh fuqi, emërtim i prishur për një koktel
Shpirtrash të zhveshur, brenda teje, kur mbështet hijeshinë
Në pëllëmbën e kështu-së që të kupton kaq lehtë
Shoh në qartësi, në kthjelltësi, trupin tënd të ikur ne yjësi
Performon në errësirë stolisur në zingjirë
E huaja e vështrimit tim, që flet në mëndafshësi
Dhe më mbush neveri, pambarimi i skllavërisë
Fotografitë subjekt-fshehur të shumëshpirtësisë
Dhe e vërteta kafshuese, pranim-dritë
Që më joshëse se në këtë realitet, pa ekzagjërim
S’më je dukur asnjëherë, ashtu a kështu, paizazhndarë siç je.
ObserverKult






