“Wagner”, poezi nga Arti Lushi

Kur të vjen e keqja hapi derën, thonë.
Për të ishte thjesht një ditë jo e mirë:
Dështim në një investim kriptovalute,
Mëlçia mysybet;
Dëgjoi edhe nga e dashura fjalët e Hit lerit
“Kam nevojë për më shumë hapësirë”

Drekoi lehtë.
Pak bukë, pak djathë, një gotë verë.
Hyri për një banjë
Dhe u zhyt në mejtime dhe reflektime
Për jetën e tij.
U ndje aq mirë në ujin e ngrohtë
Sa kur doli s’andejmi, kishin kaluar plot 32 vjet.

Avulli në pasqyrë e pengonte të shihte thinjat.
Me kanotieren e veshur mbrapsht
U duk si dikush që zgjohet më parajsë
Dhe pyetja e parë që bën
“Sa është fjalëkalimi për internetin?”

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTI LUSHI: KANË NJË JETË TË TYREN DASHURITË E PAREALIZUARA