Waterloo, beteja ku u mposht Napoleoni dhe u vranë 50 mijë ushtarë

Për faktin se merrnin pjesë shumë shtete dhe për faktin se ishte një betejë shumë e rëndësishme, kjo betejë konsiderohet si beteja më gjakderdhëse e shekullit XIX

Beteja e Waterloo-s u zhvillua më 18 qershor 1815 nga ushtria napoleonike kundër ushtrive të koalicionit të shtatë i cili përbehej nga Anglia, Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbretëria e Sardenjas, Holanda dhe nga disa shtete gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për të humbjen përfundimtare. Për faktin se merrnin pjesë shumë shtete dhe për faktin se ishte një betejë shumë e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja më gjakderdhëse e shekullit XIX.

Beteja zgjati afërsisht 7-8 orë në të cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtarë…

…Në të vërtetë, nuk ishte qyteti i Waterloo-s – ku ishte selia e Dukës së Wellingtonit – por fshati Mont Saint-Jean, i cili në atë kohë ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar të Holandës. Përleshja filloi në orën një të pasdites, kur Korparmata I e ushtrisë franceze ishte gati për të nisur një sulm ndaj La Haie Sainte dhe Mont Saint-Jean: por në atë kohë 30 mijë burra prusianë që i përkisnin Korparamatës IV të Trupave të Ushtrisë, të udhëhequr nga Marshalli von Bluecher.

Koalicioni i Shtatë

Pasi e kishte kurorëzuar veten Perandor të francezëve në 1804, Napoleon Bonaparte filloi një dekadë fushate që e pa atë të fitonte fitore në vende të tilla si Austerlitz, Wagram dhe Borodino. Më në fund u mposht dhe u detyrua të abdikonte në prill 1814, ai pranoi internimin në Elba sipas kushteve të Traktatit të Fontainebleau. Pas humbjes së Napoleonit, fuqitë evropiane thirrën Kongresin e Vjenës për të përshkruar botën e pasluftës. I pakënaqur në mërgim, Napoleoni u arratis dhe zbarkoi në Francë në 1 mars 1815. Duke marshuar në Paris, ai ndërtoi një ushtri ndërsa udhëtonte me ushtarë që vinin te banderola e tij. I shpallur i jashtëligjshëm nga Kongresi i Vjenës, Napoleoni punoi për të konsoliduar pushtetin ndërsa Britania, Prusia, Austria dhe Rusia formuan Koalicionin e Shtatë për të parandaluar kthimin e tij.

Zhvillimi i Betejës

Napoleoni donte te sulmonte forcat aleate në orët e parë të mëngjesit, duke i bombarduar me artileri, por për faktin se ne dy ditët e fundit përpara se te zhvillohej beteja kishte rënë shi, ai nuk mundi të lëvizte topat bombarduse. Dyluftimet u zhvilluan në fushat dhe ne fermat të një qyteti te Belgjikës, Waterloo, ku duca i Wellington-it kishte vendosur bazat e tij ushtarake. Napoleoni nga ana e tij ishte i bindur se do të fitonte edhe pse nuk kishte në ndihmë Marshallin Berthier, i cili ishte bashkëpunëtori gjenial për strategji ushtarake, sepse kishte vdekur më 1 qershor 1815 dhe Marshalli Davout i cili konsiderohej si heroi i betejës se Auerstedt nuk ishte prezent për faktin se kishte marrë urdhrin të mbronte qytetin e Parisit nga një sulm të mundshëm.

Strategjitë ushtarake

Nga sulmet e pare dukej se ushtria Angleze ishte e pathyeshme dhe vazhdonte rezistencën kundër trupave francezeve të cilët po rrethoheshin nga ushtaret prusiane nga ana e djathtë. Strategjia e Napoleonit ishte që tu ballafaqohej me armikun duke e shpërndare në fillim pastaj ta ndeshte në mënyrë individuale.

Në fakt Napoleoni i dha urdhër Marshallit Grouchy që të zbulonte armatën Blucher dhe të mos lejonte që të bashkohej me anglezet sepse të bashkuar të dy ushtritë do ishin të pamposhtura, transmeton ‘fjala.al’.

Në orët e para të mbasdites ushtria franceze u detyrua të dyluftonte me kolonat prusiane të cilat po i afroheshin nga ana e djathtë në këtë mënyrë ato shpenzuan municionet të cilat duhej të përdoreshin kundër dukës Wellington. Nga ana tjetër Blücher po avanconte për faktin se kundërshtari i tij Grouchy nuk kishte zbatuar urdhrat e Napoelonit. Sulmi i fundit i armatës franceze u krye kundër ushtrisë angleze, por nuk pati fundin e dëshiruar.

Wellington i njihte mirë fushat e Waterloo, nga një udhëtim që kishte bërë kohë më parë. Nga ana tjetër gabimet e shumta të bëra nga Napoleoni atë ditë ishin të shumta dhe u treguan vendimtare. Por rezultati ngeli gjithmonë në fije të perit sepse asnjëra prej ushtrive nuk po jepte shenja fitoreje. Të dy ushtritë kundërshtare luftuan më së miri, por rezultati i shkoi ushtrisë aleate të cilës ju deshën shtatë koalicione për të mundur perandorin francez.

Në këtë mënyre Napoleoni u mund përfundimisht.

Epilogu

Fakti që termi “Waterloo” ka hyrë në përdorimin e gjuhës së përbashkët si sinonim i një disfate sensacionale shënon përmasën historike të ngjarjes: kjo ishte një çështje e betejës së fundit të Napoleonit, që sanksiononte humbjen e tij përfundimtare.

Mbas kësaj beteje historike Napoleoni u çua në mergim në ishullin e Shën Elenës, ku e dhe vdiq më 5 maj 1821.

LEXO EDHE: Hanibali, gjenerali kartagjenas që i tmerroi romakët