William Ernest Henley: Invictus

Jashtë në natën që mbi mue âsht shtri
e zezë si gropa, e thellë si nji hon,
falenderoj çdo zot, kushdo qoftë ai,
për shpirtin tim që i pamposhtun qëndron.

Kur pre e rrethanave unë kam ra,
s’jam zmbraps, as me zâ s’kam qajtë.
Nën goditjet të cilat fati m’i dha
jam gjakosë, por kryet nalt e kam mbajtë.

Matanë ktij vendi me zemërim e gjâmë
afrohet veç Hija si tmerr i maskuem
dhe kërcënimi i çdo viti që po e lâmë
m’gjejnë dhe kanë me m’gjetë t’pafriksuem.

S’ka randsí sa âsht e ngushtë ajo portë,
sa m’cakton shkrimi i shêjtë ndëshkim,
mue dhe vetëm mue fati im m’ka zot,
unë jam vetë kapiten i shpirtit tim.

Përktheu: Orjela Stafasani