Xhabir Tabaku: E kujtoj që të kam njohur dikur….

Poezi nga Xhabir Tabaku

… e kujtoj që të kam njohur dikur
heret në kohë,
në një jetë tjetër, në një botë të çuditshme,
plot borë.

– mos harro! – mos e lër kujtesën të të braktisë;
që kur të takohemi prap në një hapsirë tjetër,
të thuash se e kam njohur ketë poeten
e bukur ma par’
dhe ia kam puthur sytë gri
një natë, gjith natën, në një bar të vjetër, pranë stufës me dru,
në një vend të ftohtë
ku bie borë shum’.

– jo! nuk harroj,
kur të takohemi
do të të puth më gjatë se herën e parë që u pamë.
-puthje të gjata
plot lëng.
… e pastaj do të të harroj.
puthjet janë më të bukura kur harrohen,
ndaj puthemi prap e prap.

si thua! nji nat’ e gjatë…

ObserverKult

Lexo edhe:

XHABIR TABAKU: ÇFARË DO DOJA UNË TË ISHE TI PËR MUA?

…Çfarë do doja unë të ishe ti për mua?
Ku di! Ti më pyete, por unë nuk dija si të të përgjegjesha, si të ta thoja atë që kaq kohë e kisha mbajtur kyçur brenda meje, atë që e kisha folur me zë të ulët me qindra herë që nga momenti kur folëm bashkë herën e parë.

Të kam thenë që unë jetoj tri kohë? Të shkuarën, të tashmen e të ardhmen. …Dhe që kërcej herë në njëren, e herë në tjetren dhe në tjetren pastaj. Si mund të ta thoja, kur më pyete nëse kishim folur ndonjeherë më parë, nëse njiheshim…

Të t’thoja se po, njihemi që kohë më parë pa të bërë të dyshoje në qartësinë e mendjes time?
E egzaltuar në të vërtetë që edhe ti nuk e kishe fshirë nga mendja. Jo, jo nga mendja por nga shpirti, sepse ai mbetet edhe kur mendja ikën. Pra një natë e vetme, nata jonë e vetme e jetuar në një nga jetët tona të shkuara që akoma nuk të ishte fshirë nga kujtesa e shpirtit.

Nuk di nëse të kujtohet ndjesia e muzgut që erdhi heret atë natë të ftohtë me shi të imët që binte shtruar nga qiejt blu të errët. Ti prisje në stacionin e metrosë, në një kënd ku drita lëpihej e përthyhej e unë të kërkoja me nuhatje. Gjithmonë në hije të kisha parë në mendjen time dhe në hije të kërkova e të gjeta atë natë. I strukur nën pallton e gjatë gri tek thithje cigaren… i qeshur, plot jetë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU