Xhevahir Spahiu: I thanë fjalës: tani je e lirë…

xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

I thanë fjalës: tani je e lirë.
Po fjala s’kish fuqi t’u thosh: nuk më duhet.
E ç’më duhet
kur s’u thashë atëherë kur duhet?!
Kam mbetur pa krahë,
kam mbetur pa qiell,
jam jetë pa ëndërr,
jam ëndërr pa jetë.
I thanë fjalës: je e lirë;
pasi ke ngrënë rrokjet e tua,
pasi ke mbetur cung
dhe liria bëhet burg.
I thanë fjalës: liria jeton.
Fjala ua ktheu:
s’jam Konstandini që pa vdekjes udhëton.
I thanë fjalës: ti je liria;
për ta kuptuar këtë të duhet fare pak.
Ajo e besoi,
ajo hapi gojën,
po në vend të tingujve
prej saj
doli gjak.

ObserverKult

Lexo edhe:

ANILA TOTO: ÇMENDURISHT TË KAM DASHUR!

fjalës anila toto

Të kam dashur,
Çmendurisht të kam dashur!
Dhe pse dashuritë, thonë
s’rrojnë përjetësisht.

Nuk dihesha fajtore,
as cipëplasur,
largohesha
e i tërboheshim
vetmisë.
Të kam dashur!

Pabesisht të kam dashur
Si ndryshe mund t’i thirret
Çmendurisë ?!..