Më vjen keq për ty, manjola.
Për majin e harlisur të lirisë sate,
për rininë e hajthshme të luleve të tua,
globe të bardhë që kam frikë se mos thyhen.
Më vjen keq për ty manjola,
duar pasionesh të pamëshirshme drejt teje
aviten
e ti përpëlitesh, manjola, përpëlitesh
në heshtjen tënde tronditëse.
Po sa keq, sa keq do të më vinte, manjola,
të të shihja të vetmuar, neutrale, tokë e askujt.
Më vjen keq, manjola: je e bukur.
maj 1989
*Titulli i origjinalit: “Manjola”
ObserverKult
—————————-
Lexo edhe: