Xhevahir Spahiu: Një pyetje që duhet bërë patjetër

Mëngjes. Mesditë. Mbrëmja tretet…
nga kalendari fleta ra.
Shkoi edhe një ditë; unë pyes vetveten:
“ditës ç’i dhe e çfarë të dha?”

Një ditë shkoi. Pas saj vjen tjetra,
ti mbjell një pemë, një gur ti vë;
Nga guri, ja, u ngrit ndërtesa,
dhe pema pyll i madh u bë!

Koha vrapon. Vrapon si lumë;
nga kalendari fleta ra.
Vetvetes pyetjen i bëj unë:
“Ditës ç’i dhe e çfarë të dha ?”

ObserverKult

Lexo edhe: Xhevahir Spahiu: Të mbaj në duar