Xhevahir Spahiu: Ti s’po vjen…

xhevahir spahiu
Xhevahir Spahiu

Poezi nga Xhevahir Spahiu

Ora 6
Akrepat si dy krahë të hapur që presin
dhe ti s’po vjen
ti s’po vjen as në 6 e një minutë
në 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unë isha me vetminë në 6 e tre minuta
në 6 e katër bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtës si dy pika uji
6 e shtatë, 6 e tetë, 6 e nëntë, 6 e dhjetë
Ti s’po vjen
S’po vjen
S’vjen
në 6 e pesëmbëdhjetë
hodha sytë si dy vetëtima në fushën e orës së qytetit
akrepat u thyen si dy krahë te një zogu
që s’ekziston
Unë mora pikëllimin për dore
dhe ika.

ObserverKult

————————————————–

Lexo edhe:

“DO TË VIJ TË TË VIZITOJ ME HELIKOPTER”, ÇFARË SHKRUANTE DRITËRO AGOLLI NË DITAR PËR XHEVAHIR SPAHIUN

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka treguar disa nga kujtimet e të atit.

Përmes një pasazhi të shkurtër nga ditari i shkrimtarit, Elona rrëfen një moment kur poeti Xhevahir Spahiu ishte i shtruar në spital dhe babai i saj e vizitoi në spital.

Më poshtë “TemA” po përcjell dialogun plot humor mes tyre:

“Në kohën kur poeti Xhevahir Spahiu kaloi një sëmundje jo të lehtë, Dritëroi, me optimizmin që e shquante në çdo situatē sado tē vështirë, i shkruante mikut të tij, Xhevos , plot humor…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU