Xhezide Selimi: Fjalët më të bukura nga ti i dëgjova…

xhezide selimi.

Shqisa e dëshiruar e jetës, poezi nga Xhezide Selimi

Nuk më mjaftuan pesë shqisa

Aromën e shpirtit tënd nuhata
nuk u humba

qiellin e lumturisë sate preka
nuk u stepa

Në çdo cep të qenies të shijova
e nuk u ngopa

Fjalët më të bukura nga ti i dëgjova
e nuk u binda

Vetën në sytë e tu kur e pashë
brenda teje mbeta

Shqisën e dëshiruar të jetës
vetën tek ti e gjeta.

ObserverKult


Lexo edhe:

XHEZIDE SELIMI: DASHURIA IME I KA RRËNJËT TEK BUZËT E TUA

xhezide selimi.