Ti përditë zgjohesh thellësive
të lashta ilire
Me emrin Tënd
diellin e çdo dite sjellë
për t’na i ngrohur zemrat e ftohta
prej shekujsh
me dritën e syve të Tu.
Besë e shpresë
si farë gruri shpërndan Dardanisë antike
që t’mos e marrim botën n’sy
për një kafshatë.
Muzë e çdo fryme që gjallon
u bëre
varg që s’shterr e penel arti
që sytë tanë ta shohin sa më thellë
veprën më të shenjtë të gjakut tënd.
Agim i ditëve tona të lira
buzëqeshja jote e ëmbël
agujt e jetës sonë me liri i bekoi.
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
XHEZIDE SELIMI: ME AROMË PRANVERE