Kurva e harbuar po qesh
si një lëneshë e moçme;
Plakaruqe, ne të shohim, eja këtu
në mendje.
Shtrihem si ethe;
duke kërcyer heshturazi në afsh
E gatshme për t’u dhënë,
ngjarje të patreguara
indianët trima ngrihen,
Nëpërkëmbur si lëkurëkuqtë
lafshë penisi t’shenjta;
Kanceri fillon me prerjen
e thikës mizore & shufra e thyer
U lëshua përsëri
në Lindje
si një yll
si një zjarr.
Përktheu: Genci Muçollari
ObserverKult
Lexo edhe: