Një burrë nuk ka kohë për të pasur
kohë për gjithçka.
Ai nuk ka hapësirë për të pasur hapësirë
për çdo dëshirë.
I gabuar ishte Ecclesiastes kur këtë kërkonte.
Një burrë duhet njëherësh të urrejë dhe të dashurojë,
me të njëjtë sy të qajë dhe të qeshë
me të njëjtët duar të hedhë gurë
dhe prapë t’i mbledhë ata,
të bëjë dashuri në luftë dhe luftë në dashuri.
Të urrejë dhe të falë, të kujtojë dhe harrojë
dhe të rregullojë dhe të çrregullojë
dhe të hajë dhe të tresë
çfarë histori të gjatë bën
në kaq shumë vite.
Një burrë në jetën e tij nuk ka kohë.
Kur ai humb, kërkon
Kur ai gjen, harron.
Kur ai harron, dashuron
Kur dashuron fillon të harrojë.
Dhe shpirti i tij është i ditur
si një profesionist i vërtetë.
Vetëm trupi mbetet një amator
gjithmonë. Përpiqet dhe dështon.
I pamësuar, i turbullt,
i dehur dhe i verbër në kënaqësitë dhe dhimbjet e tij.
Në vjeshtë ai do të vdesë si një fik
i fishkur, i ëmbël, i velur nga vetja.
Gjethet treten në tokë
dhe degët e zhveshura tregojnë
vendin ku ka kohë për gjithçka.
Përktheu: Bardhyl Londo
Lexo edhe:
YEHUDA AMICHAI: NËNA IME GATUANTE GJITHË BOTËN PËR MUA
Nëna ime gatuante gjithë botën për mua
Në një tortë të ëmbël.
E mira nënë e mbushte dritaren
Me stafillet e yjeve.
Dëshira ime e zjarrtë digjej brenda meje
Si flluskat në një çyrek buke.
Poezinë e plotë mudn ta lexoni KËTU:
YEHUDA AMICHAI: ASGJË PREJ NESH S’KA PËR TË MBETUR NË KËTË VEND
Poezi nga Yehuda Amichai
Siç do të fashitet gjurma e trupave tanë,
gjë prej nesh s’ka për të mbetur në këtë vend,
tretet bota mbas nesh,
rëra sheshohet vetvetiu.
Datat janë shfaqur në kalendar tashmë
në to ti s’gjendesh më,
tash një erë u fryn reve
por shiu i tyre nuk do t’na lagë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult