Stefan Çapaliku: Ku i dihet…

Shishe në det

E hana e fundit e këtij shkurti plak,
mbushë me shi,
fjalë
dhe shpresa jetëshkurta,
sa një paradite,
do mbarojë së shpejti…
Sot kanë ditëlindjen ca njerëz që nuk i njoh,
si pak më duken…
Ndërkaq koha e afsheve,
maceve po i mbaron,
ndaj dhe nxitojnë të duhen sa ma shumë,
sa ma shpesh
dhe sa ma fort.
Kurse njerëzit as nuk kujtohen,
që kjo kohë asht në ikje edhe për to.
Prandaj nuk nguten
dhe qeshin si budallenj
dhe bajnë plane për pushimet e verës.
Mund të mos ketë ma stinë, verë,
ku i dihet…
Mundet që gjithë muejt e tjerë
të kenë fytyrën e shkurtit…
Ku i dihet…

ObserverKult


Lexo edhe:

“MBYLLUR PËR PUSHIME”, STEFAN ÇAPALIKU PROMOVON LIBRIN E RI