Poezi nga Yevgeny Yevtushenko
Ishin të shumta, dikur, buzëqeshjet e tua:
befasuese, djallëzore, buzëqeshje festive,
triste ndonjëherë imcake, por prapë buzëqeshje.
Jo vetëm njëra mbeti për ty prej buzëqeshjeve të tua,
Do të gjej një arë ku rriten me qindra buzëqeshje.
Dhe të sjell një krah prej atyre buzëqeshjeve të bukura.
Ti do të më thuash që s’ke nevojë për buzëqeshje se,
shumë të kanë lodhur buzëqeshjet e mia e të tjerëve,
si ç’më kanë lodhur dhe mua buzëqeshjet e tyre,
Më kanë lodhur edhe mua pikërisht buzëqeshjet e mia
Për mbrojtje kam shumë buzëqeshje prej tyre.
që m’i bëjnë edhe më pak të lehta buzëqeshjet,
Por të them të vërtetën, unë nuk kam buzëqeshje.
Je ti për jetën time e fundit prej buzëqeshjeve.
buzëqeshje që në fytyrë nuk ka kurrë buzëqeshje.
1959
Përkthyer nga: Faslli Haliti
ObserverKult
Lexo edhe:
YEVGENY YEVTUSHENKO: SA PAK JANË ATA ME TË CILËT DËSHIRON TË ZGJOHESH!
Sa shumë ata, me të cilët shkon që të flesh bashkë!
Sa pak ata, me të cilët dëshiron të zgjohesh!
Dhe në mëngjez të ndahesh me një puthje
Të tundësh dorën, buzagaz, të iksh pa hequr mendjen
Dhe tërë ditën të prêsësh pa durim të vijë, mbrëmjen!
Sa shumë ata me të cilët, thjesht, jeton,
Pi kafen e mëngjezit, llafosesh qetë, a debaton,
Me të diku në ndonjë plazh të qëllosh pranë,
Dhe siç ësht e udhës të jesh tok në gaz, apo në zi
Por kjo e ndënjur bashkë nuk është hiç dashuri…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU