Nga Ylli Demneri
Më kujtohet një kohë kur çdo të diel bëhej pulë (hungareze) me pilaf dhe çdo të hënë groshë. Groshët e së hënës përziheshin me pilafin që tepronte nga e diela. Por, groshët bëheshin më të shijshme të martën, po të tepronin nga e hëna.
***
Më kujtohet ndjesia e keqe që më krijonte kuzhina në dimër kur kthehesha nga shkolla. (Gjyshja nuk ishte më). Soba e pandezur dhe gjella e ftohtë përsipër. Era e vajgurit që hidhja për të ndezur drutë përzihej me atë të tymit që dilte nga rrathët prej gize.
***
Më kujtohet një pjatë alumini, gunga-gunga, ku vitet e fundit vinim ushqimin për macen. Kur gjyshja e lante, shpesh thoshte : « Sikur t’i kisha thënë nënës sime : rrofsh sa kjo pjatë, do t’i kishte mbetur hatri… Uuuuu, nëna ime ka vite e vite që është tretë, pjata akoma gjallë !
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E NJË FOTOGRAFIE TË VITIT 1979 KUR SHQIPËRIA ISHTE KOMUNISTE
Nga Ylli Demneri
Më kujtohej shumë mirë kur kishte ndodhur ajo shkrepje aparati. Ishte shtator i vitit 1979. Për studentët e ILA-s, muaji shtator ishte, si zakonisht, muaj aksioni. Atë vit na kishin dërguar në Zejmen të Lezhës për ndërtimin e hekurudhës (aty, në Zejmen, kam parë, për herë të parë, të burgosur që shkonin e vinin nga puna të shoqëruar me policë e qen).
Një ditë, ndërsa punonim për ngritjen e trasesë (kazma, lopata karroca e tokmak), shikojmë një fotograf «të jashtëm», po aq i rrallë sa edhe avionët e huaj në qiellin shqiptar, që po vinte drejt nesh i shoqëruar nga «shokët» e Sigurimit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
HAIKU, VARGJE JAPONEZE QË SHQIPTARI YLLI DEMNERI I SJELL NGA PARISI
Ylli Demneri prej vitesh jeton në Paris, aty ku edhe u magjeps me Haikun, një lloj poezie japoneze që ai rreket të na i prezantojë.
Ndonëse nuk është vëllimi i parë i këtij lloji, qasja e Demnerit drejt kësaj poezi të veçantë sa vjen e josh më shumë atë, por edhe lexuesin shqiptar, transmeton ‘a2news.com’.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult