Ymer Nurka: Thëllëzë më ishe, të njoha nga zëri

Ymer Nurka: Prelud dashurie

Thëllëzë më ishe, të njoha nga zëri,
Ah kjo kënga jote, shih, pa shih ç’më bëri!
Më magjepsi shpirtin, fërgëlloj i tëri.
Ki moj ki mëshirë, lëri nazet lëri!

Lëri nazet lëri, ki moj ki mëshirë!
Për mall t’udhëtarit, bërë shkretëtirë!
O gotë e nektarit, kupëz e papirë!
Mos piko ti mushtin, si fryt i arrirë!

Si fryt i arrirë, mos piko e pjekur,
Se zgjon një dëshirë, në zemrën e etur!
Mbi buzën e djegur, ah dy sytë e fjetur,
Ç’i shtive mbi mua e ç më le të vdekur!

Të dy sytë e bukur, mbi mua ç’i hodhe.
Lëre, si më prite, lëre, ku më çove!
Fillin, oh ç’e humba, ç’më lodhe, ç’më brodhe,
Asgjë jo s’të dhashë, të gjitha m’i vodhe!

ObserverKult


Lexo edhe:

YMER NURKA: ZOTI MADH ME DORË, Ç’NUK BËRI PREJ MISHI…

Si t’ish Perëndia, në zhegjet verore,
Vetëm dashuria loz me topa bore.
Zoti madh me dorë, ç’nuk bëri prej mishi,
Dy gjinj, si dëborë, dy rruzuj fildishi.

Dy rruzuj fildishi, dy gjinj, si dëborë,
Ç’nuk bëri prej mishi, Zoti madh me dorë.
Loz me topa bore, vetëm dashuria,
Në zhegjet verore, si t’ish Perëndia.

Kur të vënë në mes, vuan xhani vuan,
Njëri fap të ndez, tjetri hop të shuan.
Kur të vënë midis, luaj edhe çmallu!
Njëri, thotë “vdis!”, tjetri, thotë “ngjallu!”…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU