“*Yubitsume”, poezi nga Arti Lushi

Ngaqë nuk kam stomak për gjak
As nge e andrralla për të lënduar veten;
Të lutem pranoje me përulësi nga ana ime
Ndjesën dhe pendimin, si
Një poezi, një këngë, një lule, një profeci,
Një kob-
Një kryekob.

Edhe kur të fryhet në Sur do të të mendoj.
Të dua,
Një pjesë e imja do të të dojë gjithmonë.
Premtime nuk bëj.
Pritshmëri dhe iluzione, më nuk kam
-Falë Zotit-

Të dua.
Kaq e di.
Të dua.
Dhe kaq.

ObserverKult


Lexo edhe:

“*VAYA CON DIOS LENI RIEFENSTAHL”, POEZI NGA ARTI LUSHI