Sigurisht se keni dëgjuar për simbolikën e servimit të kafesë te shqiptarët. Por a e dini se çfarë do të thotë po iu ofrua kafja e tretë mikut?
Reporteri Rdolf Vogel që ka jetuar në Tiranë gjatë gjithë kohës së pushtimit në Shqipëri ka shkruajtur disa kujtime që janë botuar për herë të parë në vitin 1989 në Gjermani dhe janë sjell në shqip nga historiani i njohur Marenglen Kasmi.
Vogeli i ka njohur shumë shqiptarët e asaj kohe, sidomos ata që bashkëpunuan me gjermanët dhe i portretizon si të pamëshirshëm. Në këto kujtime parakalojnë emra shumë të njohur të kësaj periudhe si Eqrem Bej Vlora, Kolë Bib Mirakaj, Xhaferr Deva, Patër Anton Harapi, Mehdi Frashëri e të tjerë.
Në një nga rrëfimet e tij Rudolf Vogel tregon për një zakon që sot nuk njihet më, por që ishte shumë i përhapur në Shqipërinë e asaj kohe, atë të tre kafeve.
Ja çfarë thotë reporteri gjerman në kujtimet e tij:
“Nga Zonja Vrioni mora vesh disa historira të lezetshme mbi traditat dhe zakonet shqiptare. Ja një nga ato: Rituali i zakonshëm e kërkonte që mysafirit t‘i servirej menjëherë një kafe turke. Nëse mysafiri qëndronte më gjatë seç pritej, ai paralajmërohej se i erdhi koha për të ikur duke i servirur një filxhan të dytë kafeje. E nëse mysafiri nuk largohej atëherë ndodhte e jashtëzakonshmja, i servirej filxhani i tretë me kafe, që do të thoshte përzënie. E nëse ndodhte që miku nuk e respektonte as këtë, atëherë ai nuk ftohej më kurrë në familjet e bejlerëve.”
ObserverKult
Lexo edhe:
A JU KUJTOHET KAFEJA TURKE E GJYSHEVE TONA?
A ju kujtohet kafeja turke e gjysheve tona? Kur dikujt i derdhej kafeja në pjatën e filxhanit, gjyshet thoshin: është idhnak ai, për të cilin është destinuar kafeja. Idhnak thuhej për një njeri që bënte sherr për kurrgjë send (ose kot së koti).
Nga Tonin Çobani
Unë asnjëherë nuk e kam kuptuar ç’lidhje kishte kafeja në xhezve, në filxhan apo në pjatë të filxhanit me njeriun për të cilin përgatitej ajo kafe.
Sigurisht, sipas meje, kur derdhej kafja, fajin e kishte kafexhiu. Edhe sot e kësaj dite (kur tashmë jam bërë edhe unë gjysh) kam të njëjtin mendim: kafexhiu se kafexhiu e ka fajin.
M’u kujtua sot kafja e gjyshes, pasi nuk po bëja dot lidhjen e Covid-19-s me moshat e treta, të cilët nuk duhet të dalin në rrugë, as te pragu i derës së tyre.
Jo më të largohen më tepër se 50 a 500 metra larg shtëpisë për të mbërritur te parku i liqenit në Tiranë, te lungomare në Vlorë, te pedonalet e Durrësit a te Shëngjinit…
Pyetja absurde që, ndoshta, nuk duhet të bëhet do të ishte: ç’lidhje ka Covid me pensionistët apo moshat e treta sa për të mos i lënë rehat as te pragu i shtëpisë tyre, në oborr apo në lulishten poshtë pallatit, lëre më të udhëtojë me makinën e re të nuses së djalit qoftë edhe sa për të kaluar nga njëra ana e Lanës në tjetrën. Por a mund të ndahet vlonjati e durrsaku prej detit? Pogradecari prej liqenit apo shkodrani prej Bunës? Vetëm prej Lanës tiranasit (dhe tiranásit) ndahen pa dhimbje, sepse nuk kanë krijuar asnjë lidhje ujore me të. Po edhe kjo nuk mund të thuhet me siguri.
Aq më pak, nga të ashtuquajturit moshat të treta apo pensionistë. Sepse në çdo rast ata dhe (jo kafexhiu) e derdhkan kafenë në pjatën e filxhanit të kafesë. Siç e thonë këndej nga Shkodra, ajo kafe mos u piftë (ose u piftë me helm).
Po me pensionistët çfarë keni, more aman? Ata jua kanë fajin pse nuk kryhen testimet në masë? Ata jua kanë fajin që stafi shëndetësor infektohet në krye të detyrës për mungesë të mjeteve mbrojtëse të mjaftueshme? Ua kanë fajin ata për shumë gjera që nuk dini t’i bëni, sepse nuk doni t‘i bëni?
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
KAFEJA E MËNGJESIT… POEZI NGA J. PREVER, LEXON LEKA SEFLA
acques Prever: Kafja e mëngjesit
E hodhi kafenë në filxhan,
pastaj qumësht hodhi mbi kafe,
dhe sheqer mbi kafenë me qumësht…
E përzjeu me lugën e vogël
dhe e piu kafenë me qumësht…
La fixhanin
pa me thënë asnjë fjalë,
pastaj ndezi një cigare,
e nisi me tymin të bënte rrathë,
ndërsa hidhte hirin në tavëll,
pa thënë asnjë fjalë
pa më parë në sy…
U ngrit vuri kapelën në kokë,
dhe hodhi pardesynë mbi krahë,
sepse binte shi .
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult