Zef Zorba: Kur mbetesha vetëm me ty, o zemra ime


Kur mbetesha vetëm me ty,
o zemra ime,
netësh të mbarsura me stuhi,
mërgime kujtesash në atë dhomën e gjatë,
pa dritë.
Anë-mbanë ndërtesa golle se ç’kumbonte
sajimesh
që një mbas një
ndeheshin palë e palë
mbi mua, kapitur gjumi në shpinë
me më ba dëshirash një trupore pjalmi mortore.

(Dimër, 1946)

ObserverKult


Lexo edhe:

ORHAN PAMUK: DASHURIA ËSHTË DHIMBJE… DASHURIA ËSHTË LOT…