Zëri yt më mbërthen klithmën e lutjes…

herman çuka: puthmë

zëri yt
më prek senset
më mbërthen klithmën e lutjes,
më trazon me baladën e jaseminëve
shtegut të puthjes

merr formën e gishtave
shtrydhur shkumën molisëse
prej palce të bardhë nga pistil’
i jaseminit,
më le pa frymë!
rrëshqet etshëm
thellë gjakut, përvëlues,
çmendur pilivesat nën kërthizë
më përtyp si hoje blete,
më gëlltit’ pijanec i vjetër në pikë të fundit

e përsëri ngjitet i pangopur me zërin e legjendës, rock-etar i egër!
shtiret skllav i pafajshëm,
m’zbavitet mbi gushën e përskuqur,
ngadhnjyes m’shtyn në ethe,
ndihet një tonalitet i çmendur
pështjellë nga ritm’ i zemrës sime…
e përsëri gjëmim, gjëmim…
nxeh shtatoren e mishtë,
më çliron ngashërimet
e një tiranie t’ëmbël

paskëtaj, gati kërcënues qielli
në ikje, shkulmon e lartësohet tutje horizontit në krismë e vetëtimë…
*
brenda zjarrit, t’zërit tënd tretem e më pas bëhem tingull e dritë, e të ndjek, të ndjek në hapësirë

*Titulli i origjinalit: Tingull e zjarr

Herman Çuka

ObserverKult

Lexo edhe:

ARBEN DUKA: TË THIRRI ZËRI I DASHURISË…

Arben Duka zëri

Po të thirri zëri i dashurisë,
dëgjoje dhe ndiqe nga pas,
po të thirri zëri i dashurisë,
bëje të shenjtë atë çast!

E po të thirri zëri i dashurisë,
i vetmi zë i vërtetë,
dëgjoje-vetëm-dëgjoje,
dhe ec pas tija në jetë!

E po të thirri zëri i dashurisë,
Do jesh njeri me fat,
Dëgjoje dhe ndiqe nga mbrapa,
Se jeta nuk është aq e gjatë!

Po të thirri zëri i dashurisë,
të tjerët janë zëra me koti,
i kthjellët si tingull këmbane,
i shenjtë si zëri i Zotit!

Po të thirri mos i ik-mos iu fshi-mos iu tret,
se këmbanë e shenjtë e një zemre
vetëm një herë kumbon në jetë!

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult