Zgjim Sherifi: Ëndrrat

Nuk dua të fle, edhe pse gjumë kam
Ëndrrat po më puthin, por nuk mund të lëviz, kurse ato lëvizin lehtë në ajër si një qese najloni 
Shpirti qëndron pezull mes ëndrrës dhe mërzisë, mes refuzimit dhe pranimit
Tuneli është i thellë dhe shumë i errët
Qepallat e rënduara po më peshojnë sa një gur
Nuk mund të fle, jeta nuk pret, gjethet bien, njerëzit ndryshojnë… 
Ky teatër po më shkakton përzierje ndjenjash dhe aty ka shumë budallaki…
“The Hollow Men” ka nevojë për një dorë të huaj që ta ndihmojë.
Tashmë ëndrrat janë përzier me pluhurin e kohës, ato humbën durimin me mua
Por mëngjesi po zgjohet dhe gjithçka i rikthehet mërzisë, monotonisë, por ne nuk do të lahemi në lumin e njëjtë…

ObserverKult


Lexo edhe:

ZGJIM SHERIFI: ASGJË S’KRAHASOHET ME TY