Zgjim Sherifi: Etja

Jam i etur
Shumë afër një lumi, që sa herë i afrohem, largohet si një fatamorganë, një iluzion
Gojë e tharë, sy të tharë
Duar të thara
Etja po më mbyt!
Atje diku librat bërtasin se cilin po më lexon të parin,
unë kap çka të mundem, lexoj dhe e kthej prapë në vend
Lumi shumë afër, por i paprekshëm
Kaloj ditët sikur të ishte dita e njëjtë!
Koka në qiell, këmbët në tokë.
Është si një Groundhog Day
Një rrezik për t’u hedhur nga qielli
Ndonjëherë shikoj veten në pasqyrë dhe mendoj a kam frikë nga vdekja?!
Një ankth që më mbërthen me kthetra
Shpesh e harroj edhe ëndrrën time, duke humbur në humnerën e turmës
Por, thellë i lumtur që kam një vend ku prehem, ku ndihem vetvetja
Por, sërish monotonia dhe dembelia më kujtojnë fundin,
Një fund i pashmangshëm, një ajsberg…
Tek e fundit çfarë janë ëndrrat, kur ne zgjohemi dhe bëjmë të njëjtat gjëra përditë?!
E nesërmja vjen sot, kurse etjen nuk mund ta shuaj.

*(Frymëzuar nga kënga e Kendrick Lamar “Sing about me, i’m dying of thirst)


Lexo edhe:

ZGJIM SHERIFI: ASGJË S’KRAHASOHET ME TY

ObserverKult