Zhaneta Barxhaj: A fshihet dashuria?

zhaneta barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Unë, ti dhe frika
u munduam të rrëfenim dhimbjen,
por a shkruhet ulërima?!

Unë, ti dhe frika,
deshëm të shkruajmë ndjenjën,
por a dëgjohet regëtima thellësive?!

Unë, ti dhe frika
nuk e pranuam dot të vërtetën,
por a fshihet dashuria?!

Unë dhe ti duhet të mposhtim frikën,
pastaj të rrëfejmë për jetën, vdekjen,
dashurinë dhe të vërtetën.

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe:

CIKËL POETIK NGA ZHANETA BARXHAJ: NGËRDHESHJE DJALLI!

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Zhaneta Barxhaj.

Xhubleta

Gjashtë xhubletat e jetës tënde,
ku i çove grua?
Vallë i trete dhe i lave
me kripën e lotëve derdhur?!
Mos ndoshta djalli t’i gëzojë,
si gjashta rrethuar në ar gishtit tënd?!
Apo në diell i tere, i dogje, i vyshke,
si këmbanore të braktisura?!
Vallë mola t’i breu,
duke prit rradhën e të mirës,
rradhën e të mirës mas të mirës,
që nuk erdhi kurrë?!
Grise pra, damkën e gjashtës
mbi shpinën tënde grua!
Ngrihu dhe hidhi tej
gjashtë xhubletat e jetës tënde.
Hidhi…
Njësoj si teshat e të vdekunve.

Poezitë e tjera mund t’i lexoni duke klikuar KËTU


Lexo edhe:

AGIM DOÇI: HUMBA PRANVERËN

I vetëm jam nga nëna larg
Bregun shikoj, po kthehem prapë.

Kjo zemra ime sa s’u ça,
sot e kuptoj,
fshiva lotët dhe mora rrugën
kur nata ra.

Sa iluzione njeriu ka,
jetë e veshtirë,
vitet ikin, m’u zbardhën flokët,
si bora e bardhë.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU