Zhuliana Jorganxhi: Ku të të gjej sonte…

Ku të të gjej sonte,
Ku të të gjej?!
Gjithë qenia ime
nën emrin tënd thërrmuar,
gjithë qenia ime-
kjo natë e verbër,
nga zëra të tjerë,
shurdhuar!

1973

*Titulli i origjinalit: “Ku të të gjej?!”

LEXO EDHE: Zhuliana Jorganxhi: Këtë natë dashuri, të prita më fort se kurrë