Zhuliana Jorganxhi: Pa ty, çdo gjë verbohet

Pa ty,
dhoma bëhet shurdhmemece,
i mungon ajri i thithur
nga buzët e dashurisë,
xhaketa jote prapa derës,
këpucët,
poshtë shtratit “të marrëzisë”.

Pa ty,
çdo gjë verbohet ,
çdo gjë shurdhohet,
bubullon!

Ti a e dëgjon?!

*Titulli i origjinalit: A e dëgjon?!