“Zjarr e ftohtë”, kënga me të cilën Luiz Ejlli përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

Luiz Ejlli këto ditë është shqiptari më i përfolur kjo për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother.

Por nga erdhi Ejlli?

Ai u bë i njohur për garimin në “Ethet e së Premtes Mbrëma”, ku edhe u shpall fitues.

Ejlli triumfoi edhe në Festivalin e 44-të në RTSH me këngën “Zjarr e Ftohtë” dhe kjo fitore ia mundësoi pjesëmarrjen në Eurovision.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Klodian Qafoku, tekstin i ndjeri Dr. Flori, kurse orkestrimin Klodian Qafoku.

Në vazhdim e keni tekstin e kësaj kënge:

Humbëm të harroj 
Mos m’i rëndo më ditët
Gjithçka është e kotë
S’e kuptoj
Lodhem të harroj
Me kohën vras kujtimet
Ne në zjarr jemi të ftohtë
Duhet të ikësh, vritem
Shoh dhe më verbon
Jemi në zjarr e kërkojme ftohtë
E në rrëmbime jemi
Vetën e frenoj
I trembem zemrës time që të do

E ndihem 
Zjarr e ftohtë
S’mundem dot
Shpresën unë të ty e humba
Zemëro, më ndihmo
Të largohem se të dua
Zjarr e ftohtë
Lodhem kot
Jam aty në buzët e tua
Tretem aty
Se ky shpirti im të ndjen
Çdo gjë është e kot
Zemra kërkon të gjej stacion
Tek ty ndalon 
Se gjithë mendimet ëndrrat
Veç, në ty jetojnë
Dua të puth por s’mundem dot
Pa ty unë jeten time
S’mundem ta kuptoj  
I trembëm zemrës time që të do.

ObserverKult


Lexo edhe:

LUIZ EJLLI AKUZON ADI KRASTËN: LEKËT E FITORES SË “ETHEVE” NUK I MORA KURRË…

Si rrallë herë ose me saktë për të parën herë, Luiz Ejlli është ulur dhe ka folur për jetën e tij. Pa debat, pa ironi, vetëm pak shaka dhe shumë kujtime nga e shkuara.

Gjatë rrëfimit nuk kishte si të mos e cekte atë pjesë të jetës që kaloi tek të famshmet “Ethet e së Premtes” me Adi Krastën ku edhe u shpall fitues i një edicioni.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU