Zona turistike/ Edi Rama: Aty nuk ka muzikë, ka ndotje të tmerrshme akustike

Kryeministri Edi Rama reagon pas pezullimi të shërbimit të bizneseve në Lungomare.

Ai shprehet se muzika nuk do të lejohet pas orës 23:00 dhe se kush dëshiron të argëtohet pas këtij orari, mund të organizohet në natyrë.

Rama këmbëngul se zhurma e muzikës në zonat turistike nuk fiton dot mbi të drejtën e atyre që duan qetësi.

“Protestë në Lungomare për muzikën?

1.Lungomare s’ka muzikë po ndotje akustike të tmerrshme ku përzihen dhjetra linja burime menjëherë.

2.E drejta e atyre që duan zhurmë muzikore tërë natën nuk fiton dot mbi tē drejtën e atyre që natën duan zhurmën e detit

3. Siç është lajmëruar, nga data 20 korrik muzika do të ndalet në 23.00 në çdo zonë turistike të banuar dhe kush do të kërcejë e të këndojë tërë natën po të dojë, le të organizohet në natyrë, në pika ku nuk shqetëson njeri – si në tërë botën e civilizuar turistike”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Pak ditë më parë disa biznese i dërguan një letër Kryeministrit ku kërkonin zgjatjen e orarit për aktivitete muzikore në lokale dhe PUB-e.

Ndërsa dje, në Lungomare u shënuar edhe një përplasje mes disa pronarëve dhe Policisë.

ObserverKult

Lexo edhe:

Turizëm: Kryeministri Edi Rama nxjerr videon: Durrësi, Dubai i vogël i Mesdheut