Poezi nga Zyrafete Manaj
imzoti im është liria
kur kokërrëzoj dëshirat brenda meje
prehja dashurive vjen, jo vetëm imazh nëpër ditët e lumturisë,
por ndjehet ngrohtësi e saj si dielli në lëkurën e trupit.
imzoti im është paqja prej së vërteti,
kur brenda meje ndjejë blegërimën e shpirtit sikur qingjat në pranverë,
harlisëm nëpër ditët që mjaltësohen në mua, zënë lirshëm poemën e vetës time,
të këndueme viteve edhe kur breshëri mundohej të më ngrij.
kur harroj vjelljet e t’bëmave hileqare,
shqiponjës i bëhem shoqe në fluturim,
dhe sodis me syrin tim atdheun, e i mbledhi dashuritë e lanuna skutave të zemrës, buqetë ndërtoj në kujtesë, me petale ngrehi kullën e ripërtritjes në mua, që mos t’i pres në besë.
ObserverKult
Lexo edhe:
SEKRETI I NANËS, POEZI NGA ZYRAFETE MANAJ
Dy poezi nga Zyrafete Manaj
SEKRETI I NANËS
ma mirë se nana nuk ja lexova notat dashnisë
ajo i mbështillte me erë ftoi, arka me tre dryrë ia ruante sekretin.
ma mirë se nana as amanetin e yjeve të ashiknisë se ruaja
ajo ia lexonte novelat, taktin e zemrës.
dashninë e ndrydhte brijash për t’i mbet besnike vetës.
nëna dashniplotë e prekte me buzë shijen dashurore
shpërndante si lulet nektarin stinve
me dulëzat e djersës nga ditët e lodhshme
e pritëte natën me dashninë që ia shëronte dhimbjet.
Poezinë e plotë mund ti lexoni KËTU:
ZYRAFETE MANAJ: PO VIJ TEK TI ME NGJY PIKËN E LOTIT
Poezi nga Zyrafete Manaj
Po vi tek ti me i vra dhimbjet Atdhe,
e me ngjy pikën e lotit deri në
tharje,
me ja hap rrugën dritës së diellit
e me ngrohë pak shpirtin e
mërdhirë nga ditët e rënda që i përcollëm me humbje.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult