“Gruaja është art” nga Zyrafete Manaj
Edhe kur ia hanë orët me ditën e sherrit
e kur e përlajnë me fjalët e nxira si korbi,
ajo zgjohet për ta mbërri besimin e fjalës
me artin e zemrës, me i përvëlu hilet e dashurisë së rreme.
Edhe kujtimet e asaj dite të bardhë
asaj më të bardhës ditë, që kthehet e ha veten,
e mbështillet me dhunën e hileve të përjetshme
deri të fryma e fundit, veç pse e dëshiron
jetën e bardhë si dita e lindjes.
E pastaj ja shajnë trerët e shtëpisë prej nga doli
erdhi me të bardhën vellë veç pse dashuroj pa hile
e nuk diti që një ditë, në fyt ia zënë kashorën e bukës valë të gatuar prej duarve të saj.
Liria është arti i shpirtit të saj, atë s’e prangosni dot,
se u lind nga dashuritë, edhe pse kohë murlanësh gllabëronte atdheun,
ajo amanetin e kohërave përcjell’, mos shkelni mbi shpirtin e lirë.
ObserverKult
Lexo edhe:
HALIL MATOSHI, MYSAFIR I “VJESHTËS LETRARE TË GJILANIT”
Edicioni i 13-të e Manifestimit tradicional « Vjeshta letrare e Gjilanit », që njëkohësisht për nga kohëzgjatja i ngjan një maratone letrare, në veprimtarinë e parafundit për këtë vit, mysafir të saj e pati një figurë të shquar publike, Halil Matoshin, në cilësinë e shkrimtarit e, si shkas i kësaj ftese të merituar ishte libri i tij më i ri poetik, GDHENDJE DRITE, përmes të cilit u kujtue dhe u vlerësue edhe pjesa e mëparshme letrare e kësaj pene të mirë të letërsisë bashkëkohëse shqiptare.
Në Sallën e Konferencave të Bibliotekës së re të Gjilanit, para një publiku të zgjedhur, për librin më të ri dhe me një titull sa metaforik, aq dhe interesant e intrigues, foli poetja dhe studiuesja e letërsisë, Donika Dabishevci, e cila u ndal në aspekte të veçanta të poezisë e së Halili, tek tematika, idetë, forma, struktura, gjuha etj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult