Poezi nga Zyrafete Manaj
Kur due me lidh kohën nye
me vdek fjalën
e zanun ngushtë
me ja fik dritat
ditës së dhimbshme
e me nda mendimin
nga trishtimi
veq këshilla e gjyshes
me vie ndërmend
-bijë vargëzo mendimin
e bardhë
se veç kështu
u tregon të tjerëve
se zemra ruhet fort
veç kur është e paqtë.
ObserverKult
Lexo edhe:
HOMAZHI POETIK NË KUJTIM TË ADEM GASHIT HAP FESTIVALIN POETIK TË PRISHTINËS