Pyetësori i Prustit: Abdullah Karajdgiu

Këtë javë Pyetësorit të Prustit i përgjigjet prof. dr. Abdullah Karjagdiu.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?
Respekti dhe dashuria e ndërsjelltë.

Cila është frika juaj më e madhe?
Mosrealizimi i ëndërrave të mia.

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?
Kadarenë.

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?
Me Konicën.

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?
Nxitimi.

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?
Kapadaillëku.

Në cilat gjëra e teproni?
Me projekte.

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?
Për ta mbrojtur të vërtetën.

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?
Në ShBA, në vitin 1991.

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?
Jeta është thesari më i madh që na ka dhuruar Zoti.

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?
Mosshfrytëzimi i shumë rasteve fatlume në jetë.

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?
Ata dhe ato që s’më kanë harruar.

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?
Gjendje aktive.

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?
Shfrytëzimi i kohës së humbur.

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?
Punën, profesionin dhe familjen.

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?
Shoqërinë.

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?
Idealist.

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?
Familja dhe respekti ndaj miqve të njëmendët.

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?
Humbjen e prindëve para kohës…

Ku do të dëshironit të jetonit?
Larg kësaj shoqërie të turbullt.

Çfarë vlerësoni tek një mashkull?
Modestinë.

Çfarë vlerësoni tek një femër?
Bukurinë shpirtërore.

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?
Bajroni.

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?
Të paepurit.

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?
Të Mark Tuenit.

Si do të dëshironit të vdisnit?
Mes librave.

Cila është motoja juaj?
Gjeje ëndërrën e jetës dhe përpiqu ta sendërtosh./Gazeta Observer