Vdes për gojën tënde, zërin tënd, flokët e tua.
I heshtur nëpër rrugë dhe i uritur endem.
S’më ngop buka, gjithë ditën menata më bën të vuaj
për lëngun e hapave tënde po rrekem.
Kam uri për të qeshurën tënde të ëndërrt
Për ngjyrën e duarve të tua, të një fruti të egër,
uri për gurët e thonjve të tu të zbehtë.
Dua të ta ha lëkurën, si një bajame e tërë.
Dua ta ha rrezen e diellit që të ndizet në të bukurin kurm,
të ha hundën, sovrane e fytyrës tënde hijerëndë,
Dua të ha hijen fluturake të qerpikëve tënd.
Dhe unë sillem përreth i uritur, duke nuhatur muzgun,
të gjuaj për ty, për zemrën tënde të nxehtë,
si një pumë në Quitratue-n shterpë.
Në shqip: Riza Braholli
ObserverKult
——————-
Lexo edhe: