Poezi nga Naxhije Gashani
Nanë thërras
Kur qajë e eshtrat kërcasin dhimbjeve
Kur ecë udhëve të panjohura e një therrë
Më hyn në këmbë
Nana është larg por ndjen thirrjen time
S’vonon e lëshon dhe ajo një gjëmë
Nanë thërras
Kur brenga sython e çelet stinëve të mia
Kur këputën shpresat e shi rigon qiellnajës
Syve të mi
Nana del pragut e dorën luhatë meje
M’i fshinë sytë së largu e mbjellë dashuri
Nanë thërras
Kur shpirtit përhapet aromë lumturie
Kur qenia valë-valë ngrihet qiellit të dashurisë
Nana është aty me sytë e ngjyer Diellit
Sall atëherë pushon shtrojeve të qetësisë.
ObserverKult
Lexo edhe:
NAXHIJE GASHANI: QIELL DASHURIE MBI POEZI
Ne lexojmë të dy poezinë i dashur
njëjtë e ndjejmë metaforën
tingulli bie aty në rrokjen ku nxjerrë
zë dashuria
Ne dashurojmë të dy poezinë i dashur
vargun e njëri-tjetrit shpesh e përpijmë zemrës
na duhet varg t’i shtrijmë tingujt e pasthirrmave
gjokset tona nënkresa, shtrojë krahët tanë…
Poezinë e plotë e gjeni KËTU
Lexo edhe:
NAXHIJE GASHANI: VENDLINDJA NË SYTË E MI
Në vendlindje e ndiej frymëmarrjen e jetës
e njoh atë gjethe lisi e e di tamam kur sython e shkundet
Një zog atje prapa gardhit tim çukit në plepin
e vjetër
e qyqja vjen e ikën sa për për t’m’i sjellur mirazhet
e copëtuara të një kallëzimi prej legjende
Në vendlindje e ndiej frymëmarrjen e jetës
symbyllazi ia numëroj një e një plasat e udhëve
dhe kokrrat prej gruri të arës së Bacës
Poezinë e plotë e gjeni KËTU