“Led Zeppelin II” mbush 50 vjec. Bëhet fjalë për diskun perfekt me të cilin grupi u bë më i famshëm se Beatles.
Disku doli më 22 tetor 1969 dhe mbante albumin me të cilin katër pjesëtarët e grupit u ngjitën në majat e klasifikimit duke shkurorëzuar Abbey Road. Për shumëkënd, bëhet fjalë për albumin më të fuqishëm të historisë…
Albumi mbante pjesë si Whole Lotta Love, që për shumëkënd është akoma më e arrirë se sa ajo që është padiskutim më e luajtura në dyqanet e kitarave në të gjithë botën, Stairway to Heaven. Kjo pasi Whole Lotta Love, është e para, goditëse, e pastër. Madje për shumëkënd nuk mund të besohet se është një këngë 50 vjecare, duke patur parasysh modernizmin e saj.
I regjistruar me nxitim mes pauzave të turit të pafund në të cilin grupi u hodh asokohe, led Zeppelin II u ngjit menjëherë në krye të klasifikimeve amerikane dhe la pas edhe Beatles, me Abbey Road. Ky album kurorëzoi përfundimisht Led Zeppelin si grupin më të famshëm në botë./tch